Ngjarjet e datës 21 janar 2021.
Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, Prishtinë, ora 10:00)
Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) organizon sesion informues për projektin “Mbështetja në punësimin e të rinjve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë”. (Platforma ZOOM, https://tinvurl.com/vvn543am, ora 10:00)
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, bashkë me ministrin në detyrë të Infrastrukturës, Arban Abrashi, marrin pjesë në nisjen e punimeve për zgjerimin e rrugës “Hyrja në Qytetin e Ferizajt”. ( Ura afër fshatit Bibaj – kryqëzimi i rrugëve Gjilan-Ferizaj, ora 11:00)
Ambasadorja e Suedisë dhe Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë prezantojnë prioritetet e Kryesimit suedez të OSBE-së për 2021. (Hotelin Sirius, ora 11:00)
Bëhet promovimi i librit EPDIJA dhe Platformës EP Energjia Pozitive. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, ora 12:00)
Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në akademinë përkujtimore për ish-presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i Gjilanit, ora 14:00)
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...