Mbrëmë Policia e Kosovës në Mitrovicë ka marrë informacionin se në rrugën ‘Lah Nimani’ gjendet një person i plagosur nga arma e zjarrit.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
Policia ka konstatuar se ka të bëjë me një rast ‘vrasje në tentativë’, ku në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, një zinxhir dore dhe çelësat e veturës së viktimës i cili pas tretmanit fillestar në emergjencë në Mitrovicë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Në kuadër të veprimeve të saj Policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative-hetimore, ku personat e dyshuar janë të njohur për Policinë dhe është duke u punuar për lokalizimin e vendndodhjes së tyre, si dhe është zgjeruar rrethi i hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.
Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KK...
Normalizohet qarkullimi i mauneve në kufirin me Serbinë, pas...
Chiellini paralajmëron Juventusin për duelin me Galatasaray
Zjarri në Indi, 25 të vdekur dhe 27 të zhdukur pas shpërthim...
I arrestuari me urdhër të Prokurorisë Speciale është kryeshe...
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...