Tre ditë më parë, një çift kosovar dyshohej se janë vrarë me thikë në banesën e tyre në Epinal të Francës.
Por, prokurori publik i Epinalit, Frederic Nahon, ka thënë se bëhet fjalë për vrasje e vetëvrasje.
Nahon tha se nëna e tetë fëmijëve u vra nga burri i saj, ku nga autopsia u zbuluan disa plagë me thikë, përfshirë edhe plagë mbrojtëse në trupin e 44-vjeçares.
“Nëna e familjes u vra nga burri i saj dhe ky i fundit e përdori të njëjtën thikë për të vrarë vetën”, është shprehur Nahon, shkruan Ouest France, transmeton Klankosova.tv.
Motivet e ngjarjes, sipas prokurorit, kanë nisur nga një zënkë verbale mes çiftit, ku burri e ka akuzuar gruan e tij për “pabesi”.
Familja nga Kosova, jetonte në Francë që nga viti 2018 si refugjatë. Kjo familje përbëhej nga tetë fëmijë, tre prej të cilëve ishin të mitur, ndërsa shtatë nga ta jetonin ende me prindërit e tyre, kurse pesë të miturit ishin në shkollë.
Ministrja e Arsimit në RMV nuk i lejon të flasin shqip, mome...
Bajrami kërkon heqjen e plotë të masave, zyrtarja e BE-së vl...
Derisa priten faturat e reja të rrymës, Kosova paguan edhe p...
Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake – në maj...
Aksident në Ozdrim të Pejës, lëndohen katër persona
Përplasje fizike në Big Brother? Marko eskalon ndaj Shëndrit...