Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave për kontrabandim me migrantë dhe pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar. Të pandehurit janë identifikuar me inicialet A.K., F.L., V.P. dhe B.C.
Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë marrë pjesë aktive në veprimtarit të kundërligjshme të kontrabandimit të migrantëve, të cilët vinin përmes Shqipërisë nga shtetet të ndryshme si Bangladeshi, Pakistani, Siria dhe vende të tjera, me destinacion shtetet e tjera të Evropës.
Këto veprime, katër të pandehurit i kanë kryer në këmbim të shumave monetare prej 100 (njëqind) deri në 300 euro për person.
Rasti i kaluar për trajtim Departamentit Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë./Arbresh.info
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...