Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, që t`i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë.
Këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina p;r Arbresh.info ka deklaruar se deri dje si presidencë nuk patën një kërkesë për një takim të tillë, shkruan Arbresh.info.
“Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, tha Kupina.
Ndryshe, thirrja për takim erdhi nga PDK pas mbledhjes së Kryesisë të mërkurën, ku kjo parti propozoi që Presidentja të ndërmjetësojë një tryezë të përbashkët me të gjitha subjektet parlamentare. PDK theksoi se nuk do të shmanget nga asnjë nismë që është në interes të qytetarëve.
“Në këtë frymë, konsiderojmë se Presidentja si institucion mbi-partiak ka legjitimitetin dhe përgjegjësinë për të ndërmarrë hapat drejt një takimi gjithëpërfshirës politik. Ky takim mund të jetë hapi i duhur drejt zgjidhjes së krizës aktuale”, thuhet në deklaratën e PDK-së.
PDK ka theksuar se që nga përfundimi i zgjedhjeve të 9 shkurtit ka zhvilluar takime me të gjitha partitë parlamentare, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje – të cilën e konsideron si përgjegjëse kryesore për krizën./Arbresh.info/
Izraeli sulmon fushën e gazit në Iran, më e madhja në botë
SHBA falënderon Kosovën për pranimin e migrantëve të larguar...
Irani kërcënon me bllokimin e një prej kalimeve më të rëndës...
Zëri i kulturës kosovare dëgjohet në botë, kori “Siparantum”...
Gjendet i vdekur një person në Pejë, policia jep detaje
Tirana qendër e diplomacisë rajonale, të hënën zhvillohet Mi...