Bashkimi Evropian do të vendosë viza për shtetasit amerikanë që do të udhëtojnë në 26 vende të zonës së Shengenit nga 2021.
Është nënvizuar se qytetarët e SHBA do të marrin viza përmes Sistemit të Autorizimit Evropian (ETIAS) që rregullon hyrjen në zonën Shengen.
Televizioni i referohet faqes së internetit të ETIAS-it ku thuhet se vendimi bazohet pjesërisht në masat e zgjeruara të sigurisë në rajon, duke përfshirë reduktimin e rreziqeve të emigracionit të paligjshëm dhe terrorizmit.
Si dokumenta, amerikanët duhet të parashtrojnë pasaportën, kartë kreditore ose debitore dhe të tregojnë një adresë e-mail. Viza do të jetë e vlefshme për tre vjet pa kufizim të numrit të udhëtimeve.
Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë një çështje të pazgjidhur për vizat në Bullgari, Kroaci, Poloni, Rumani dhe Qipro. Nga të gjithë vendet e BE-së, vetëm qytetarët e këtyre pesë vendeve duhet të aplikojnë për viza për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara ,raportoi sot CNN.
Në vitin 2016, Komisioni Europian publikoi një raport në të cilin iu bëhet thirrje Shteteve të Bashkuara për heqjen e kërkesave për viza për këto pesë vende, si dhe për 23 vendet e tjera anëtare të BE. Në këmbim, të njëjtin regjim të udhëtimit pa viza në zonën Shengen do të bëheshin edhe për Shtetet e Bashkuara.
Por meqë Uashingtoni nuk e bëri këtë dhe meqë ligjet e BE-së zbatohen njësoj për të gjitha vendet anëtare të BE-së, Parlamenti Europian vitin e kaluar votoi futjen e vizave për qytetarët amerikanë. Vendimi i KE-së hyn në fuqi në vitin 2021.
Momentalisht shtetasit amerikanë në BE udhëtojnë pa viza me lojëqëndrim deri në 90 ditë.
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...