Që nga sot në Kosovë do të rikthehen reduktimet e energjisë elektrike.
Siç ka njoftuar KEDS të dielën, do të ketë 6 orë rrymë e më pas 2 orë reduktime.
Këto ndërprerje fillojnë prej orës 8, me kërkesë të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), drejtuar KEDS-it – shkak i mungesave të energjisë elektrike si pasojë e krizës globale të energjisë.
“KEDS njofton që ka pranuar urdhëresë nga Qendra Nacionale Dispecerike e Kosovës, pjesë e KOSTT, që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike nga ora 8:00 e të hënës. Këto kufizime, në bazë të planit të dërguar do të jenë deri në 2 orë për të gjithë konsumatorët. Pra, konsumatorët gjatë ditës së hënë do të kenë nga 6 orë energji elektrike dhe 2 orë kufizime”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
lexo edhe:
Nga nesër fillojnë reduktimet në gjithë Kosovës, njofton KEDS-i
Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...
KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e nj...
Sasa flet për lidhjen e saj 10‑vjeçare: Ka mendu që ma ulë v...
Rayo Vallecano-Drita, formacionet zyrtare
Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Lugin...
Prishtina në mesin e vendeve me ndotjen me të madhe të ajrit...