Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga sot më 1 shtator ka filluar zbatimi i Udhëzimit Administrativ për Vërejtjet e Kombinuara.
Sipas ministrisë, të gjitha produktet e duhanit që importohen apo prodhohen për tregun e Republikës së Kosovës duhet të përmbajnë fotografi me ngjyra ose ilustrime të tjera dhe të përmbajnë vërejtjet shëndetësore të përcaktuara në këtë Udhëzim Administrativ, shkruan Arbresh.info.
“Vërejtjet shëndetësore do të shfaqen në paketimet e të gjitha produkteve të duhanit për tymosje, produkteve të duhanit që nuk tymosen, si dhe produkteve të reja të duhanit.”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Arbresh.info/
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Dua Lipa publikon fotografi me albumin që BimBimma ia dërgoi...
Kurti u kërkon mobilizim mbështetësve në Obiliq: Votat s’na ...
Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?
U nominua nga Trump si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt rap...
Kurti: Njohja nga SHBA e AKK-së, dëshmi e ngritjes së standa...