Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ngas 16 marsi nis projekti që synon krijimin e rrugëve më të sigurta për fëmijët në kryeqytet.
Komuna në një postim në Facebook shkruan se nëpërmjet projektit “Rrugët për Fëmijë” do të krijojnë një mjedis më të sigurt dhe të këndshëm për fëmijët në hapësirat përreth shkollave të tyre.
“Pas disa muajsh analizë, matje, projektim, planifikim e takime me qytetarë, ju njoftojmë se punimet do të fillojnë të enjten, më datë 16 mars 2023, duke nisur me hapësirat përreth Sh.F.M.U ‘Elena Gjika’.
Nga kjo ditë, rruga që prej Bulevardit ‘Zejnel Saliu’, nga udhëkryqi i rrugës ‘Emin Duraku’, deri te kryqëzimi me rrugën ‘Ernest Koliqi’, do të mbyllet përherë për qarkullimin e mjeteve motorike.
“Sigurisht, me përjashtim të veturave të emergjencës, zjarrfikësve dhe veturave të policisë, veturave zyrtare dhe ato të parapara me ligj – për të cilat do të ketë pistona lëvizës që mundësojnë qarkullimin në raste emergjente”, thuhet në njoftim.
“Ne besojmë se me këto intervenime mund të bëjmë një ndryshim të rëndësishëm në jetën e banorëve tanë më të rinj, dhe të njëjtin koncept do ta aplikojmë edhe në rrugët tjera përreth të gjitha shkollave të kryeqytetit. Siguria e fëmijëve është prioriteti ynë”, thuhet ndër të tjera në komunë. /arbresh.info/
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...