Është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nga forca të shumta të policisë dhe oficerëve korrektues.
Lajmin për vizitën e “italianit”në QKUK, e ka konfirmuar për Arbresh.info drejtori i Klinikës Ortopedike në QKUK, Gani Jashanica.
Ai tha se Andi Pajaziti ishte dërguar në QKUK, për pastrimin e plagëve.
“Po më kanë treguar që ka qenë sot në ambulancën specialistike për t’i kontrolluar dhe pastruar plagët, po ashtu ai do të vij prapë në Klinikën e Ortopedisë për t’i bërë kontrollet. Aktualisht gjendja e tij është stabile”, tha Jashanica.
Ndryshe, Andi Pajaziti, para pak ditësh është dërguar në Burgun e Sigurisë në Dyz, pas një kohe trajtim në Klinikën e Ortopedisë në QKUK.
Kujtojmë se ‘Italiani’ po dyshohet për vrasjen e Kastriot Ramadanit, me të cilin fillimisht ishin përfshirë në një përleshje fizike, bashkë edhe me të dyshuarit e tjerë, Hisni Gecaj, Gëzim Zakuti dhe i arratisuri, Dukagjin Nikollaj./Arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës