Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, duke ua caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh (secilit veç e veç), tetë të dyshuarve që u arrestuan në aksionin e së mërkurës në regjionin e Mitrovicës.
Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, thuhet se tetë të dyshuarit janë: Berat Hasani, Ifran Paca, Orhan Bajrami, Arben Smajli, Tadija Radivojeviq, Alban Beqiri, Shqiptar Sadiku dhe Nuredin Rama.
“Masa e paraburgimit caktohet në kohëzgjatje prej një muaji, 2. Paraburgimi sipas këtij Aktvendimi të pandehurve: Berat Hasanit, Ifran Pacës, Orhan Bajramit, Arben Smajlit, Tadija Radijvojeviq, Alban Beqirit, Shqiptar Sadikut dhe Nuredin Ramës i llogaritet prej datës 19.03.2025 e deri me datën 18.04.2025”, thuhet në vendim.
Tetë të pandehurit dyshohen për “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”, kurse Hasani, Paca dhe Bajrami dyshohen edhe për “Detyrim”.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Mitrovicë.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...