Policia e Kosovës ka njoftuar se nga e mërkura (3 Prill) do të fillojë dërgimin e gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit për kundërvajtjet e identifikuara përmes kamerave dhe radarëve.
Me anë të një njofitmi në Facebook, policia ka treguar se gjobat do të dërgohen me postë apo edhe përmes platformës e-Kosova, shkruan Arbresh.info.
“ Çka duhet të dini? Pronari i automjetit do të pranojë gjobën në adresën e tij. Nëse ai nuk ishte drejtuesi i mjetit në momentin e shkeljes, është i detyruar të sigurojë të dhënat e shoferit. Mosdorëzimi i këtyre të dhënave sjell masa ligjore për personat fizik dhe juridik sipas nenit 254 të Ligjit nr. 08/L-186.”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se do të ketë edhe lehtësira për qytetarët
“Përfitoni -50% zbritje në pagesë, nëse e paguani brenda afatit ligjor! Keni të drejtën e ankesës nëse nuk pajtoheni me gjobën.”, thuhet tutje.
“A keni shitur një automjet? Nëse nuk e keni më në pronësi një automjet, njoftoni autoritetet dhe transferoni pronësinë, për të shmangur gjobat dhe shqetësimet e panevojshme.”, njofton policia.
Tutje, policia bëri thirrje për respektim të rregullave të trafikut./Arbresh.info/
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...