Komuna e Prishtinës prej datës 28 dhjetor do të fillojë me zbatimin për ndarjen e shujtave të ngrohta për personat në nevojë – kuzhina popullore.
Çdo mbrëmje duke filluar në ora 18:00, kuzhina lëvizëse popullore do të jetë në lagje të caktuara të Prishtinës për të ofruar shujta të ngrohta për të gjithë ata që kanë nevojë.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahemti përmes një postimi në Facebook.
“Fillojmë këtë të premte më 28 dhjetor në ora 18:00 – Shkolla Dardania dhe më 29 dhjetor në ora 18:00 – Shkolla Zenel Hajdini. Ftojmë qytetarët e bizneset që të na bashkëngjiten për të shtuar mirëqenien dhe solidaritetin në shoqërinë tone. Pas këtyre datave do ta kemi orarin e përhershëm për ta ditur të gjithë”, shkruan Ahmeti në Facebook.
Po ashtu, ai ka bërë të ditur se përveç kuzhinës lëvizëse, do të kenë edhe disa lokacione të përhershme. /arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen