Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar sërish lidhur me reduktimet e energjisë. Haradinaj ka thënë se reduktimet e energjisë elektrike, janë të papranueshme dhe nuk do të tolerohen, sidomos tani gjatë periudhës së dimrit, shkruan Gazeta Express.
Përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Facebook, i pari i Qeverisë ka njoftuar se4 është takuar me përfaqësues të KEK’ut, KEDS;it dhe ZRRE’së, dhe se ka kërkuar zgjidhje të menjëhershme që të sigurohet stabilitet në furnizim me energji elektrike.
Haradinaj ka thënë se që nga 15 dhjetori do të funksionalizohet Blloku B1 dhe se do të ketë normalizim të plotë në furnizim.
“Reduktimet e energjisë elektrike, janë të papranueshme dhe nuk do të tolerohen, sidomos tani gjatë periudhës së dimrit. Në takim pune me përfaqësuesit e KEK-ut, KEDS-it dhe ZRRE-së, kam kërkuar zgjidhje të menjëhershme që të sigurohet stabilitet në furnizim me energji elektrike. Me këtë rast, u sigurova se Blloku B1 do të rifunksionalizohet dhe nga 15 dhjetori do të ketë normalizim të plotë në furnizim”, ka shkruar Haradinaj.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/haradinaj-qe-nga-15-dhjetori-nuk-do-te-kete-m-reduktime-601528/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Athletic po e mendon shitjen e Williams pas një sezoni zhgën...