Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani ka mirëpritur vendimin e qeverisë për ndarjen nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.
Me anë të një postimi në Facebook, ai e quajti këtë një vendim të duhur duke thënë se kostoja e jetesës gjatë dimrit është shumë më e lartë, shkruan Arbresh.info.
“Edhe pensionistët edhe fëmijet kanë shumë nevojë për dorën e shtetit në këtë kohë! Ndihma prej 100 euro, është vendim i duhur i qeverisë. Kostoja e jetesës gjatë dimrit është shumë me e lartë, andaj edhe duhet të ndihmohen.”, ka shkruar ai.
“Populli di shumë mirë të ndaj veprim dhe qëllimin, andaj edhe vlerësimin e bën si duhet edhe ne zgjedhje! Populli ynë KURR nuk shitet as nuk blihet!”, ka shtuar Rrahmani./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...