Pako e re fiskale me ndryshime nuk do të hyjë në fuqi më 1 korrik, ashtu siç ishte premtuar nga Qeveria. Ligji do të hyjë në fuqi më 1 shtator të këtij viti. Në këto ndryshime përfshihet edhe premtimi për ulje të TVSH-së për produktet esenciale për shtresat sociale nga 16 për qind në 8 për qind, pra në produktet si buka, uji, vaji, kripa, sheqeri etje.
Kjo, siç raporton rtv21, u bë e ditur sot në Komisionin për buxhet dhe financa gjatë shqyrtimit të projektligjeve, tatimin në të ardhurat e korporatave (TAK), tatimin në të ardhurat personale (TAP) dhe projektligjin për tatimin në vlerën e shtuar (TVSH).
Komisioni gjatë shqyrtimit të projektligjit kanë propozuar që tek projektligji në tatimin në të ardhurave e korporatave të hiqet dividenta prej 10 për qind që e ka vendos Ministria e Financave. Po ashtu, komisioni tek TVSH-ja ka propozuar që të zbritet TVSH nga 16 për qind në 8 për qind edhe shpërndarjes dhe furnizimi i energjisë elektrike.
“Ne propozojmë që TVSH-ja për shpërndarje e transmisioni, dhe energjia në përgjithësi të zbritet në 8 për qind …”, tha Naser Osmani.
Me këtë propozim janë pajtuar të gjithë anëtarët e tjerë të komisionit.
Ligji për TVSH –në do të hyjë në fuqi më 1 shtator të këtij viti.
Ekrem Hysenaj, përfaqësues nga Administrata Tatimore e Kosovës, ka kërkuar nga komisioni që të mbetet dividenta, por kjo kërkesë nuk u miratua nga anëtarët e komisionit.
Të tre projektligjet janë proceduar për në Kryesi e mandej do të shkojnë në seancën e radhës të Kuvendit.
Revolucion, Al po shpejton ndërtimin e anijeve ushtarake në ...
Lani rrobat në këtë cikël nëse nuk dëshironi që t’ju hiqet n...
BE heq ndalimin e planifikuar për motorët me djegie të brend...
Kurti falënderon mërgatën për pritjen në Zvicër: Përzemërsis...
KQZ nesër fillon dërgimin e fletëvotimeve për votimin me pos...
Abelard Tahiri nga Shkupi: Dielli do të lind përsëri – liri ...