Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga data 1 shkurt do të nis implementimi i ligjit për çmimet e barnave.
MSH në komunikatë kanë thënë se janë të vetëdijshëm se do të ketë probleme në fillim të implementimit,
“Jemi të vetëdijshëm se fillimi nuk do të jetë i lehtë, do të ketë sfida, por jemi të përkushtuar që ky ndryshim të sjellë përfitime afatgjata për të gjithë, me theks të veçantë për qytetarët tanë.Për të siguruar respektimin e ligjit, si dhe mbrojtjen e interesave të pacientëve, por edhe palëve tjera të përfshira, Inspektorati Farmaceutik do të jetë plotësisht i angazhuar, për të monitoruar dhe zbatuar këtë reformë legjislative”, thuhet në komunikatë.
“Nga java tjetër do fillojnë afatet për deklarim të çmimeve të produkteve medicinale, përfshirë edhe produktet medicinale që janë regjistruar për herë të parë.Andaj, ftojmë të gjitha palët e interesuara të bashkëpunojnë në këtë proces, për një treg farmaceutik më të drejtë dhe më të qëndrueshëm për të gjithë. Ministria e Shëndetësisë, do të jetë e angazhuar maksimalisht që zbatimi i këtij ndryshimi legjislativ të jetë më i lehtë dhe të tejkalohen sfidat eventuale që mund t’i hasim gjatë zbatimit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Më 1 shkurt hyn në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale nga MSH-ja
Netanyahu mund të jetë larguar për në Greqi për shkaqe sigur...
Rreth 80 të vrarë e mbi 300 të plagosur nga sulmet e Izraeli...
Izraeli apo Irani? Kush ka ushtrinë më të fortë në rast të n...
Gjykata Speciale arrin marrëveshje me Belgjikën: Personat e ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet sot për Iranin
Gjendet i vdekur Avni Agushi, 72-vjeçari i zhdukur prej dy d...