Thirrja e Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për një dialog të gjerë kombëtar për çështjen e Kosovës nuk është hasur në pritje të ngrohte nga qendra te pushtetit në Lindje dhe në Perëndim, shkruan ‘News’, transmeton Indeksonline.
Shqiptarët dhe serbët jo vetëm që nuk e duan këtë zgjidhje rreth Kosovës por edhe atë të ruajtjes së status-kuotës së fuqive të mëdha si Amerika, BE-ja dhe Rusia.
“Megjithatë Vuçiq vazhdon iniciativën e tij, por është i vetëdijshëm se kjo nuk do të jetë në gjendje të imponojë ndonjë zgjidhje duan shqiptarët apo serbët dhe as bashkësia kombëtare”, thuhet të ketë deklaruar një person i afërt i Vuçiq.
Sipas gazetës në fjalë, Vuçiq nga kontaktet me të huaj ka kuptuar se të gjithë prej tyre korresponduan me ruajtjen aktuale të Ballkan-it.
Në anën tjetër siç raporton ‘News’ qarqet e larta në Moskë kanë thënë për ta se nuk kanë asgjë kundër idesë tjetër për demarkacion,e cila sipas tyre është parë si një euforizëm për ndarjen e provincës.
Sipas tyre nëse propozimi i bërë nga zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq ka të bëjë me zgjidhjen dhe caktimin e marrëdhënieve më të mira me Prishtinën, atëherë është i mirëpritur.
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit