Edhe këtë vit obeliskut që u ngrit ditën kur u shpall pavarësia e vendit do t’i ndryshohet pamja.
“New Born-i” çdo vit merr pamje tjetër në prag të festës së pavarësisë.
E sivjet nga obelisku janë hequr dy shkronja, N dhe W që sipas ideatorit të kësaj vepre Fisnik Ismajli simbolizon rrëzimin e mureve.
Sipas tij, kjo është edhe një shenjë proteste për t’i kundërshtuar muret që po ndërtohen në Kosovë.
“Meqenëse, tematika mbarë botërore jo vetëm në Kosovë janë muret. Krijimi i mureve të cilët po e ndajnë njerëzimin, po i ndajnë lokacionet, po i ndajnë njerëzit jo vetëm muri në Kosovë, por muret që po i ndërton Bashkimi Evropian, duke mos na i dhënë vizat, janë mure që po ndërtohen në botë duke mos i lënë refugjatë me lëviz për të kërkuar një jetë më të mirë. Të gjitha këto si tematikë janë përmbledh këtu tek ‘New Born’ edhe paraqet një muri dhe si shenjë proteste i kemi rrezuar dy shkronja duke iu thënë jo mureve, duke i rrëzuar ato. Shkronjat që janë rrëzuar janë N dhe W. Edhe një tekst do të shkruhet poshtë, ‘No Walls’ shkronjat e para të dy fjalëve që do të thotë ‘Jo mureve’, kjo si një shenjë proteste që i kundërshtojmë muret që po na u ndërtohen në Kosovë”, tha Ismajli.
Obelisku New Born i vendosur para Pallatit të Rinisë në Prishtinë, për herë të parë u zbulua pikërisht më 17 shkurt 2008, kur Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e vendit dhe kishte ngjyrë të verdhë.
Të parët që nënshkruan në të ishin ish-presidenti Fatmir Sejdiu dhe ish-kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...