Nga një sulm kardiak ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, rreshter i parë Muhamet Ramiz Beqiri.
I ndjeri ka vdekur të enjten, dhe pritet që nesër të varroset në fshatin Talinoc i Muhaxherëve të Ferizajt.
Kështu është bërë e ditur nga një njoftim i FSK-së.
Njoftimi i plotë:
Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se nga një sulm kardiak ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, rreshter i parë Muhamet Ramiz Beqiri.
Homazhet nga njësitë e FSK-së, do të mbahen në Kazermën “Skënderbeu ” në Ferizaj, sot 14.06.2024 në ora 14:00-15:00, ndërsa ceremonia e varrimi do të bëhet nesër ( E Shtune) më datë 15.06.2024 në ora 13:00 në varrezat e fshatit Talinoc i Muhaxherve Komuna Ferizaj.
Muhamet Beqiri ka lindur në Talinoc të Muhaxherëve Komuna Ferizaj.
Ka qenë pjesëtar i UÇK-së, Zona Operative e Nerodimes, pas transformimit të UÇK-së në Trupat Mbrojtëse të Kosovës ka shërbyer në Batalionin e Xhenios, ndërsa që nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka shërbyer në Kompaninë e Deminimit. Vdekja e ndau në pozitën e nënoficerit të lartë, Udhëheqës i Instruktorëve në sektorin e Auto shkollës, pranë Qendrës së Stërvitjes Profesionale në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.
Pas vetës la bashkëshorten dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë./Arbresh.info
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...
Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza...
Bora siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovë...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në...
Hoxhaj në Forumin e Davos-it: Pa reagim perëndimor, hegjemon...
Arrestohet pas tre muajsh 19-vjeçari që grabiti në Prishtinë