Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nesër pret në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Gjatë këtij takimi, ambasadori Szunyog do t’i dorëzojë zëvendëskryeministrit Bislimi Raportin për Vendin 2023 për Kosovën nga Komisioni Evropian, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit të Zyrës pëe Komunikimi Publik, takimi do të mbahet në Ndërtesën e Qeverisë në ora 17:10.
Pas takimit, dyshja do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, ku do të prezantojnë të dhënat e Raportit për Vendin 2023 te ndërtesa e Qeverisë në ora 17:30./Arbresh.info/
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...
Theret me thikë një person në Deçan