Komisionet Komunale Zgjedhore, në mënyrë të koordinuar, nesër do të pranojnë materialin zgjedhor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë shpërndarjen e materialit zgjedhor në orën 08:00.
Kësisoj, KKZ-të në 18 komuna, atje ku zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, do të pranojnë një ditë më parë materialin zgjedhor, të cilin më pas do ta shpërndajë në qendrat e votimeve.
Kujtojmë se të dielën zhvillohet balotazhi për kryetar komune në këto qytete: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë-Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.
Gjithsej, të drejtë vote kanë mbi 1 milion e 316 mijë votues./Arbresh.info
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...