Me rastin e shënimit të 4 majit, “Ditës Botërore të Zjarrfikësve”, Brigada e Zjarrfikësve e Kryeqytetit, me mbështetjen e Komunës së Prishtinës, organizojnë stërvitje me aktivitete të ndryshme të profesionit të tyre, në shenjë respekti për punën dhe sakrificat që bëjnë zjarrfikësit për t’iu dal në ndihmë qytetarëve në raste emergjente.
Në këtë ditë të shënuar ndërkombëtare, në shprehje të mirënjohjes dhe nderimit për zjarrfikësit e Kryeqytetit tonë, si dhe për ta parë nga afër gatishmërinë dhe shkathtësitë e tyre për intervenime në raste emergjente, Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, bashkë me ekipin e tij, do ta vizitojnë Brigadën e Zjarrfikësve në lokalet e tyre qendrore, nesër, duke filluar nga ora 12:45, në Lagjen Emshir, me ç’ rast Kryetari Rama do të mbajë një fjalë rasti./arbresh.info/
Haxhiu: VV-ja nëse do të kishte siguri për 80 vota s’d...
Kurti takon Presidenten e BERZh-it, flasin për forcimin e ba...
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson