Nën kujdesin e ambasadorëve të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur“, nesër realizohet ecja e pestë me radhë që ka për qëllim informimin e fëmijëve e nxënësve mbi rëndësinë e shëndetit oral. Nisja bëhet në orën 11:30 nga sheshi “Zahir Pajaziti“ deri te sheshi “Ibrahim Rugova”.
Me këtë rast, fëmijët dhe lepuroshi i projektit „Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur“ do të japin mesazhe e këshilla në mënyrë që fëmijët të kenë përkujdesjen e duhur dhe të vazhdueshme për dhëmbë të shëndoshë e fëmijëri të lumtur.
Para fillimit të ecjes, fëmijët, lepuroshi por edhe të pranishmit tjerë, do t’i pastrojnë dhëmbët, ndërsa gjatë ecjes do ta këndojnë këngën „Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” të cilën e gjeni në linkun në vazhdim –
“Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur“ është projekt i Organizatës pȅr Arsim, Shkencȅ dhe Shȅndetȅsi „KISCOMS“ dhe realizohet nȅ bashkȅpunim me Komitetin ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit”.
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...