Nesër në mesditë (12:00), në sheshet e Prishtinës do të protestohet për të kërkuar miratimin e tërheqjes së një pjese të mjeteve nga Trusti.
Adnan Jashari, organizator i kësaj proteste, foli për pjesëmarrjen e qytetarëve që ai tha se e pret nesër.
“Kësaj proteste do t’i bashkohen shumë qytetarë për shkak të pakënaqësive”, tha ai në T7.
Jashari theksoi se “do të protestojnë në mënyrë paqësore” dhe se policia është njoftuar me kohë për protestën, tranmseton arbresh.info.
“Kërkesa kryesore është të votohet projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti”, kujtoi ai.
“Shpresoj që ata do të reflektojnë”, tha Jashari, i pyetur nëse beson se deputetët do ta përfillin këtë kërkesë.
Ai tha se qytetarëve “iu ka humbur durimi”.
Sot, projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti nuk ka kaluar në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa.
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...
“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir S...