Testi i dytë shtetëror i maturës do të mbahet më 25 gusht.
Provimit shtetëror të maturës në këtë afat do t’i nënshtrohen rreth 6 mijë maturantë.
Sipas kryetarit të Këshillit Shtetëror të Maturës, Azem Gurit, si në afatin e parë ashtu edhe tani, administrimi i këtij procesi do të jetë i njëjtë, njofton Klan Kosova.
Koordinatorët dhe administratorët do të duhet të kujdesen me përgjegjësi të plotë që të mos ketë manipulime e keqpërdorime.
Maturantët të cilët nuk e kanë paraqitur provimin deri më 23 gusht nuk do të mund të hyjnë në test.
Ndërsa ata që i nënshtrohen testimit, rezultatin do ta mësojnë më 7 shtator.
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...