Google ADS

Nesër mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, këto janë pikat e rendit të ditës

18:19 | 23 Nëntor 2022
E.H

Nesër mbahet seanca e radhës plenarë e Kuvendit të Kosovës.

Kjo bëhet e ditur përmes një komunikate për media, njofton arbresh.info.

Seanca do të filloj nga ora 10:00 dhe këto janë pikat e rendit të ditës:
1.Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

2.Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3.Pyetjet parlamentare,

4.Propozimi i 2 kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërsa nga ora 14:00 do të vazhdoj seanca plenare e Kuvendit me pikat e papërfunduar nga seanca e datës 10 nëntor 2022.

Pikat e rendit që do të shqyrtohen janë këto:
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal i Republikës së Kosovës,
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
15. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023,
16. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021,
18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021,
19. Shqyrtimi i Propozim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.09/99 datë 30 shtator 2022, për zgjedhjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave,
20. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme