Në Gjykatën Themelore në Prishtinë nesër do të mbahet seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit të akuzuar për spiunazh.
Herën e fundit seanca u shty për shkak të deklarimit të të akuzuarit Bedri Shabani për gjendjet e tij shëndetësore.
“Nuk jam në gjendje për ta vazhduar seancën. Nuk jam në gjendje të mirë… Kam marrë terapi, mirëpo nuk jam i gatshëm që të mbahet seanca.”- kishte deklaruar i akuzuari Bedri Shabani.
Të akuzuar Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi nuk e kanë pranuar fajësinë për veprën penale të spiunazhit gjatë seancës fillestare të mbajtur më 17.03.2025, në Gjykatën e Prishtinës.
Qerimi e kishte pranuar fajësinë për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...