Në Gjykatën Themelore në Prishtinë nesër në orën 10:30 do të mbahet seanca dëgjimore me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e një muaji paraburgim ndaj pesë zyrtarëve policorë që dyshohen të përfshirë në vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar përfaqësuesja e gjykatës, zëdhënësja Mirlinda Gashi, e cila shtoi:
“Gjykata ka pranuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj pesë të pandehurve. Seanca dëgjimore është caktuar për nesër, më 09.07.2025, ora 10:30.”
Ndryshe, incidenti ndodhi më 7 korrik, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Policia kishte pranuar sinjalizime se Agon Zejnullahu, i dyshuar për sulm ndaj automjeteve dhe kalimtarëve në gjendje të dehur, ishte arrestuar nga një ekip policor. Pavarësisht ndërhyrjes së ekipit të emergjencës, ai u gjet më pas i vdekur në vendngjarje./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Kërkohet një muaj paraburgim për policët që dyshohen të përfshirë në vdekjen e të riut në Lipjan
Bajrami: Kurti e ka gojën plot zhvillim e lulëzim ekonomik, ...
Haxhiu për konkursin për Kryeprokuror: Procesi të jetë larg ...
“Mbi 7000 euro për një reklamë” – Elijona ...
Kusari-Lila: Kosova po ndërton sistem të besueshëm të metrol...
Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejt...
G7 mbledhje ne Paris, pritet të diskutohet për luftën në Ukr...