Nesër mbahet mbledhja solemne e Qeverisë për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

22:52 | 4 Mars 2026
Q L

Nesër do të mbahet Mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në shënim të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Mbledhja do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, me fillim nga ora 09:00, ku pritet të theksohet rëndësia historike e Epopesë së UÇK-së dhe sakrifica e dëshmorëve për lirinë e vendit.

Po ashtu, në kuadër të aktiviteteve përkujtimore, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ceremonia do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.

Epopeja e UÇK-së shënohet çdo vit si një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës, në nderim të rezistencës dhe sakrificës për liri./Arbresh.info/

Të ngjashme