Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë dy seanca plenare, njëra do të fillojë nga ora 09:30 dhe tjetra nga ora 11:00.
Në seancën e parë njëra nga pikat e rendit të ditës do të jetë votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.
Ndërsa, në seancën e dytë do të ketë interpelancë për Avdullah Hotin të thirrur nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, për çështjen: “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”.
Rendi i ditës
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
4. Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen: “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 07/L-029 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për deminim humanitar,
6. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2019,
7. Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Personale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021,
8. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2019,
9. Shqyrtimi i Raportit Vjetor i Komisionit për Ndihmë Shtetërorë për vitin 2019.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...