Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër do të fillojë dezinfektimi i një sipërfaqe të përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale me potencial të zhvillimit të këtyre insekteve.
Ky dezinfektim do të bëhet në shumë vende në kryeqytetet i cili është përgatitur nga shumë kompani të ndryshme me qëllim që të funksionojë si duhet, transmeton Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
Duke filluar nga dita e Shtunë, 27.05.2017, fillon dezinsektimi hapësinor në komunën e Prishtinës. Kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë dhe pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet gjatë procesit të dezinsektimit e bëjnë të paefektshëm aksionin.
Duke u bazuar ne këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillmit të këtyre insekteve. Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:
27.05 : Aktash, Lagjja e Muhaxherrëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton.
28.05: Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica.
29.05: Lakrishte, Dardani , Ulpianë, Prishtina e Re (Vetërnik) , Zona Industriale , Lagjja Nici dhe Kazerma Adem Jashari.
30.05: Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Kalabria .
31.05:
Taslixhe, Velani , Mat , Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi .
01.06: Hajvali, Mram
or , Barilevë, Bërnicë, Besi, Bardhosh
Bashkëpunimi i qytetarëve në këtë proces është i një rëndësie të veçantë për suksesin e këtij procesi. Andaj luten të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i sukseshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë. Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve , për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.
Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv.
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë
Zhegrova mungoi në stërvitjen e sotme të Juventusit, zbulohe...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...