Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se nesër do të mbahet ceremonia e diplomimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerata 01-2023.
Në njoftimin për media nga kjo ministri bëhet e ditur se ceremonia do të mbahet në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, duke filluar nga ora 09:45.
Në njoftim thuhet gjithashtu se në këtë ceremoni do jenë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare si dhe familjarë të ushtarëve.
“Ftojmë mediat të përcjellin ceremoninë e diplomimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerata 01-2023. Ceremonia do të mbahet nesër (e premte), më 22 shtator 2023, në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, duke filluar nga ora 09:45. Të pranishëm në këtë ceremoni do jenë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare si dhe familjarë të ushtarëve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar