Organizata mjedisore “Let’s Do It Kosova”në bashkëpunim me KEK-un dhe me ndihmën e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti Rom, Kujtim Paçaku, nesër do të realizojë aksionin e radhës në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën 2017”.
“Nesër, duke filluar nga ora 11:00, numër i madh i vullnetarëve të “Let’s Do It Kosova”, do të angazhohen për pastrimin e deponive ilegale në fshatin Plemetin, të Komunës së Obiliqit, në vazhdën e projekteve për ndihmë komuniteteve”, thuhet në njoftim.
Përveç pastrimit të deponive të mbeturinave, Kryqi i Kuq i Prishtinës do të bëjë shpërndarjen e ndihmave, ndërsa Drejtoria Komunale e Shëndetësisë dhe njësia mobile nga QKUK do të bëjë vaksinimin e banorëve aty.
Po ashtu, në kuadër të aksioneve të nesërme, Ministria e Shëndetësisë do të bëjë edhe dezinfektimi e zonës së kampit.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...