Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) nesër do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për pagën minimale.
Kështu ka njoftuar ky subjekt politik përmes një komunikate.
“Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri do të dorëzojë kërkesën lidhur me vlerësimin e e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
Pas dorëzimit Tahiri do t’i drejtohet mediave lidhur me lëndën dhe kërkesën e AAK-së.
Kuvendi i Kosovës në javën e kaluar ka miratuar Ligjin për pagën minimale me 60 vota për, një abstenim dhe asnjë votë kundër. Ligj që parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto ose 250 euro neto.
Kujtojmë se sot gjatë ditës Partia Demokratike e Kosovës e ka bërë të njëjtin veprim./Arbresh.info/
Lexo edhe:
PDK çon në Kushtetuese seancën ku u miratua Ligji i Pagës Minimale
Peci: Propozova marrëveshje politike për zgjedhjen e kryetar...
Limaj: Më pak u fol për temën kryesore, i ftova për gjetjen ...
Kadrijaj: Ndoshta Kurti do të reflektojë – të kthehet votimi...
Abdixhiku: Kurti s’lëvizi nga pozicionet e tij, Kosova vazhd...
Krasniqi pas përfundimit të takimit: Nuk ka kompromis
KFOR-i shënon Ditën Kombëtare të Kanadasë me ceremoni në Pri...