Deri në 3 mijë euro do jetë gjoba për barnatoret që nuk mbajnë kujdestarinë e përcaktuar me rotacion, ndërsa 1 mijë euro për personat fizik.
Kështu ka bërë të ditur Drejtoria e Shëndetësisë në Kryeqytet, raportona Arbresh.info.
Me rregulloren e re të miratuar nga Komuna e Prishtinë, 10 barnatore të kryeqytetit do të mbajnë kujdestari të plotë duke filluar nga muaji Tetor.
Nga drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës për Arbresh.info, thonë se janë të hapur për shtimin e numrit të barnatoreve kujdestare.
Në përgjigjen e Drejtorisë së Shëndetësisë për mosrespektimin e orarit, i cili do të përpilohet nga Oda e Farmacistëve të Kosovës, do të ketë gjobë deri në 1 mijë euro për personat fizik dhe deri në 3 mijë për ata juridik.
“Barnatoret që do të mbajnë kujdestaritë do të përcaktohen me rotacion. Orari përgatitet nga Oda e Farmacistëve të Kosovës për një periudhë një vjeçare nga dita e miratimit të rregullores. Gjobat për mos përmbajtje të orarit të përcaktuar me rregullore që janë paraparë: 300-1.000 euro për persona fizik si dhe 1.000-3.000 euro për persona jurdik.”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Sipas tyre numri i paracaktuar është i mjaftueshëm, por ekziston mundësia edhe e shtimit të barnatoreve kujdestare nëse është e nevojshme.
“Mendojmë që për me fillu është i mjaftueshëm, pasi që ky numër është përcaktuar në koordinim me farmacistët të cilët e njohin punën në terren dhe kapacitetet e barnatoreve. Por në koordinim me barnatore nëse e shohim të nevojshme me e shtu numrin e barnatoreve kujdestare, ne jemi të hapur për me bashkëpunua në të mirë të qytetarit.”, kanë thënë nga Drejtoria e Shëndetësisë në Prishtinë.
Ndërkaq, nga kjo drejtori bëjnë të ditur se kujdestaria e barnatoreve do të jetë me rotacion, pra, secila prej tyre do të ketë mundësinë e kujdestarisë.
“Nuk do të jenë çdoherë të njëjtat barnatore kujdestare, patjetër që do të jenë me rotacion, pra secila barnatore do e ketë mundësinë për të kujdestaruar në mënyrë të barabartë”, thonë nga kjo drejtori.
Ndryshe, në Komunën e Prishtinës, deri tani nuk ka pasur barnatore të cilat kanë funksionuar 24 orë dhe të cilat janë caktuar nga komuna.
Në fillim të muajit shtator Kuvendi Komunal i Prishtinës me shumicë votash ka miratuar ndryshim-plotësimin e rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit në kryeqytet.
Sipas njoftimit, në këtë ndryshim sqarohet se nga tetori, në 5 barnatore të kryeqytetit do të ketë kujdestari me orar të plotë (24 orë).
“Orari i kujdestarisë së natës për barnatore është prej orës 21:00 deri në 07:00, kujdestarojnë 5 (pesë) barnatore në gjithë kryeqytetin. Gjobiten me nga 300 deri në 1000 euro personi fizik dhe nga 1000 deri në 3000 euro personi juridik, nëse nuk i përmbahen orarit të përcaktuar. Orari i barnatoreve kujdestare do të publikohet së shpejti”, thuhej në njoftim.
“Të dielave dhe gjatë festave do të punojnë 10 barnatore kujdestare me orar 24h”, thuhej tutje në njoftim./Arbresh.info/Erolinda Gashi/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen