Nëse nuk ka marrëveshje, nuk do të ketë normalizim sipas Lajçakut

13:22 | 15 Tetor 2020
V. S.

Emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, në një konferencë për media në Prishtinë, ka bërë një përmbledhje të angazhimit e tij në ndërmjetësim.

Ai thotë se në tri takimet mes Kryeministri Avdullah Hoti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq është diskutuar për të pagjeturit dhe për çështjet ekonomike, ndërsa shton se nuk ka një marrëveshje nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve, raporton arbresh.info

“Patëm tri takime në nivel të lartë, dhe një numër të rundeve të takimeve me shefat e grupeve negociatore. Po diskutojmë të gjitha çështjen në detaje. Po negociojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme. Filluam procesin duke sqaruar çështjet e mbetura. E para çështjen e personave të zhdukur ose të zhvendosur sepse kjo përfshin familjarët që u duhet t’i identifikojnë. Çështja e dytë ishte çështjet ekonomike, që është gjithashtu e rëndësishme për pajtim”./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/684627458926294