Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, në kuadër të aktiviteteve të rregullta operative, gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar gjithsej 220 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.
Policia njofton se nga ky numër, 50 gjoba janë identifikuar përmes veturave me pajisje inteligjente, të cilat kanë evidentuar kundërvajtje si drejtimi i automjetit me regjistrim të skaduar dhe tejkalimi i shpejtësisë së lejuar.
Në kuadër të këtyre veprimeve, 35 shoferëve u është sekuestruar patentë-shoferi, ndërsa gjobat e shqiptuara kundërvajtësit do t’i pranojnë përmes postës.
Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë./Arbresh.info
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...
Interi tashmë kërkon zëvendësuesin për Bastonin
Turqit nuk do të stërviten në “Fadil Vokrri” ...