Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht njofton se as pas takimit të sotëm në Kuvendin e Kosovës me LDK’në nuk kanë arritur marrëvshje për formimin e Qeverisë.
“Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja”, thuhet në njoftimin e VV’së, transmeton arbresh.info.
Pas dështimit të mos arritjes së një marrëveshje mes dy partive LDK dhe LVV, Kurti ka kërkuar ndërhyrjen e vendeve të Quint-it.
Por nga ana tjetër e burimeve të arbresh.info mësohet se nëse Kurti thërret ndërhyrjen e vendeve të Quinit-it, Kosova do të kthehet si në vitet e 99-ta.
Një takim i radhës do të ndodhë nesër, në të cilin do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e QUINT’it (Amerikës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë).
“Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së”, thuhet në njoftim.
“Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin./arbresh.info/
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë
Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes
Sot varroset i riu që humbi jetën në vendin e punës