Arben Fetoshi, njohës i çështjeve ndërkombëtare, ka thënë se hezitimet që shfaqen sidomos nga vendet mbështetëse të Kosovës si Gjermania, Franca ose ndonjë tjetër, janë pjesë e presionit për vazhdimin dhe për forcimin e luftës kundër korrupsionit e kundër krimit të organizuar, shkruan gazeta “Zeri”.
Përveç kësaj ai tha se institucionet e Kosovës duhet të angazhohen në mënyrë që së pari t’ua sqarojnë qytetarëve marrëveshjen. Në ndërkohë ai tha se duhet të formohet një grup lobues me përbërje adekuate.
“Krahas një angazhimi serioz duhet edhe komunikimi me qytetarët për t’ua shpjeguar në mënyrë sa më të plotë marrëveshjen. Institucionet e Kosovës duhet të jenë shumë aktive edhe në raport me shtetet anëtare që kanë rezerva. Duke pasur parasysh që vendimi përfundimtar merret në Këshillin e BE-së, Qeveria do të duhej ta fillonte menjëherë lobimin te secili prej këtyre shteteve përmes një task-force ose grupi punues me përbërje adekuate”, tha Fetoshi.
Tutje ai tha se në qoftë se vendimi për liberalizimin nuk lidhet me dialogun dhe nëse Qeveria tregohet efikase me shtetet hezituese qytetarët do të lëvizin lirshëm në fund të këtij viti.
“Në qoftë se BE-ja nuk do ta ndërlidhë vendimin me ndonjë proces tjetër siç është dialogu me Serbinë, atëherë jam i bindur se procedura mund të përfundohet brenda këtij viti, përkatësisht në nëntor ose në dhjetor, në mënyrë që udhëtimi pa viza për kosovarët të fillojë para Vitit të Ri. Nëse Qeveria e Kosovës do të tregohet efikase në lobimin me shtetet hezituese Këshilli do ta miratojë rekomandimin me shumicë të kualifikuar, pra Spanja ose ndonjë tjetër s’do të mundë ta pengojnë dhe 20 ditë pas shpalljes në Gazetën Zyrtare të BE-së marrëveshja hyn në fuqi”, tha ai. /ZERI/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...