Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Rexhep Selimi, ka bërë me dije se koalicioni PDK-AAK-Nisma nuk i ka numrat për ta formuar Qeverinë e re.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se pretendimet e këtij koalicioni, se do ta bëjë Qeverinë me “X” deputetë, pa dhënë emra të tyre, janë të padinjitetshme.
Sipas tij, shtyrja e seancës konstituive e Kuvendit tregon se PAN-i nuk i ka numrat për formimin e institucioneve.
“Kaluan më shumë se pesë javë dhe ende kanë ngelur në një fjali të vetme se ‘i kemi numrat’. Nëse i kanë numrat, le ta thërrasin seancën tash. Nëse jo, le ta thonë”, ka thënë Selimi.
Ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje! i ka aleatët e nevojshëm për ta bërë Qeverinë pa kushtet e Serbisë dhe pa votat e Listës Serbe.
Selimi e ka kundërshtuar edhe idenë që vendi të ketë një qeveri gjithëpërfshirëse.
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...
Komandanti i FSK-së takohet me shefin e Mbrojtjes së Lituani...
Haradinaj: Njohje nga Bahamas e rëndësishme, avancimin ndërk...
Klubi i madh spanjoll hyn në garë për Goretzka
Kurti pas njohjes nga Bahamas: Njohja e katërt për Kosovën k...