Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) po mbanë tryezë diskutimi me temën “Dialogu Kosovë Serbi – Vit i Ri, Sfidë e Vjetër”.
Lekë Batalli nga GLPS ka prezantuar analizën mbi procesin e dialogut. Ai ka thënë se ekziston ndarje e madhe mes pozitës dhe opozitës për dialogun.
“Po ashtu po shfaqet jo vendosmëri edhe mes koalicionit dhe kjo vetëm sa e përkeqëson çështjen e dialogut. Ne kemi arritur të cilësohemi si palë negative që nuk dëshiron të jetë konstruktive. Kjo po tregon që pozita jonë negociuese është me negativet dhe nënkupton aq më keq që ne po duam ta shtyjmë një marrëveshje në muajt në vazhdim”, ka thënë ai
Sipas tij janë dy mënyra për çështjen e dialogut.
“Dy hapa do të duhej të ndiqeshin. Hapi i parë nëse Kosova prezanton në dokument që parasheh disa parime kryesore dhe nëse Serbia e nënshkruan që ti pranoj ato parime të mos ketë fushatë atëherë ne jemi të gatshëm që të dialogojme menjëherë por duhet kohë që ne të mund të kemi një unifikim për temat dhe zgjidhja e dialogut duhet ti ketë edhe disa gjëra që edhe popullata të jetë e kënaqur me dialogun. Nëse dialogu përfundohet brenda një muaji nuk mund të arrihen të kryhen temat e rëndësishme, atëherë Kosova duhet ta bëjë një dokument që të tregoj kohën që marrin temat e rëndësishme”, ka theksuar ai. /arbresh.info/

Sherifi: Platforma për dialogun javën e ardhshme mund të sillet në Kuvend
Sherifi: Platforma për dialogun javën e ardhshme mund të sillet në Kuvend
Zelensky emëron shefin e spiunazhit në krye të zyrës preside...
Përfundon numërimi i votave për deputetë
Ukraina mohon shënjestrimin e civilëve, pasi Moska e akuzon ...
Burri vret gruan dhe më pas veten në Vlorë
I jepet lamtumira e fundit ish-kryekuvendarit, Nexhat Daci
Modriç për Mourinho: Nuk kursente askënd, kritikat e tij për...