Dr.Nerqize Arenliu-Hoxhaj është zgjedhur si ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga ShSKUK.
“Po ashtu, ju njoftojmë se bazuar në kompetencat e veta Bordi Drejtues i SHSKUK-së, ka emëruar zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arenliu-Hoxhaj. Bordi Drejtues i SHSKUK-së, me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, e falënderon për bashkëpunimin e treguar”, thuhet në njoftim.
Arenliu-Hoxhaj deri më tani ka ushtruar postin e drejtoreshës së Spitalit të Prizrenit, ndërsa emërimi i saj në krye të ShSKUK-së vjen pas dorëheqjes së Dr.Pranvera Zejnullahut./arbresh.info/
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë