Nëntë drejtorë të klinikave të QKUK-së sot e morën detyrën

18:19 | 17 Dhjetor 2021
S D

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot detyrën zyrtarisht e kanë marrë nëntë drejtorë të klinikave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në njoftimin e ShSKUK-së, thuhet se me praninë e kryesueses së Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Agreta Gecaj-Gashi dhe drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ata kanë nënshkruar kontratat.

“Menaxhmenti i SHSKUK-së u uroi suksese drejtorëve, derisa kërkoi nga ta që të jenë në nivel të detyrës, të marrin përgjegjësitë dhe të angazhohen maksimalisht në përmirësimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët”.

“Ata u shprehën të bindur që drejtorët e klinikave, duke marrë parasysh edhe punën por edhe përvojën e tyre, do të përmbushin me sukses misionin e tyre”, thuhet në njoftim.

Drejtorët e zgjedhur janë:

Naser Syla, drejtor i Klinikës Emergjente;

Shemsi Veseli, drejtor i Klinikës së Biokimisë;

Violeta Zatriqi, drejtoreshë e Kirurgjisë Plastike;

Gazmend Spahija, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv Qendror;

Merita Sadiku- Emini, drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë;

Besnik Elshani, drejtor i Klinikës së Neurokirurgjisë;

Musa Hoxha, drejtor i Klinikës së Pulmologjisë;

Fitore Komoni, drejtoreshë e Klinikës së Gastroentrologjisë;

Arben Vishaj, drejtor i Klinikës Infektive./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale