Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë nënshkruar një udhëzues, sipas të cilit do të parandalohen kryerjet e veprave penale nga nxënësit.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka shkruar se ndër synimet e udhëzimit është parandalimi i kryerjes së veprave penale nga nxënësit, e veçanërisht të fëmijëve që nuk i kanë mbush 14 vjeç, përcjell Arbresh.info
Ajo ka theksuar se udhëzuesi vlen për të gjithë ata të cilët mund të kontribuojnë dhe veprojnë si ndërmjetësues për të zgjidhur konfliktet dhe mosmarrëveshjet midis bashkëmoshatarëve si: nxënësve dhe mësimdhënësve, drejtorëve të shkollave, prindërve, të afërmeve ose personave tjerë.
Postimi i plotë:
Me Ministren Nagavci, nënshkruam Udhëzuesin për ndërmjetësimin ndërmjet bashkëmoshatarëve në kontekstin shkollor, i hartuar nga MD në bashkëpunim me MASHTI me mbështetjen e ekspertëve të Terres de Hommes.
Synimet e këtij Udhëzuesi janë si në vijim:
Nxitja dhe përkrahja e ndërmjetësimit si metodë e përshtatshme e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe konflikteve ndërmjet bashkëmoshatarëve në institucionet e arsimit para-universitar, mosmarrëveshjeve dhe konflikteve të shkaktuara si rezultat i dhunës
Parandalimi i kryerjes së veprave penale nga nxënësit, veçanërisht të nxënësve/fëmijëve nën moshën e përgjegjësisë penale (fëmijëve që nuk i kanë mbushur katërmbëdhjetë (14) vjet).
Udhëzuesi vlen për të gjithë ata të cilët mund të kontribuojnë dhe veprojnë si ndërmjetësues për të zgjidhur konfliktet dhe mosmarrëveshjet midis bashkëmoshatarëve si: nxënësve dhe mësimdhënësve, drejtorëve të shkollave, prindërve, të afërmeve ose personave tjerë.

Rama: Rreth 50% e shkollave në Kryeqytet kanë çështje të sig...
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...
Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndij...
38-vjeçari i vrarë në Gjakovë, xhaxhai i ish-finalistes së B...
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026