Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe homologui tij nga Shqipëria, Taulant Balla, kanë vizituar sot pikën kufitare në Qafë Morinë.
Me këtë rast dy ministrat kanë nënshkruar marrëveshjen e kontrollit të përbashkët kufitar.
Ministri Sveçla tha se në asnjë moment në këtë zonë nuk do të bie kontrolli i sigurisë.
“Në asnjë moment niveli i sigurisë nuk do të bie në këtë zonë dhe jam jashtëzakonisht i lumtur që pas kërkesa të banorëve të dyja anëve të kufirit në këto dy pikëkalime kufitare ata të kalojnë pothuajse pa procedurë fare ku tash po i zëvendësojmë kontrollet e thjeshta me ato elektronike. Këto janë procedura policore te gjitha vetura me targa të Republikës së Kosovës ose të Shqipërisë nuk do të ndalen fare ato do të regjistrohen nga kamerat në rast të dyshimit atëherë policia ka kapacitetet të bëjë një kontrollë të dytë”, tha Sveçla.
Gjithashtu, ministri Balla falënderoi Policinë e Kosovës që është bërë pjesë e kontrolleve të përbashkëta për ta garantuar rendin dhe sigurinë.
“Ne e kemi kthyer këtë në traditë. E falënderoj Policinë e Kosovës që është bërë pjesë e kontrolleve për ta garantuar sigurinë rrugore”, tha Balla./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...