Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë nënshkruan sot në Tiranë protokollin e bashkëpunimit kërkimor-shkencor dhe artistik 2018-2020.
Protokolli përfshin një gamë të gjerë temash, projektesh, botimesh, tryezash dhe konferencash të përbashkëta nga shkencat albanologjike, kulturo-historike, nga shkencat shoqërore, të natyrës dhe nga fusha e arteve.
Me protokoll po ashtu parashihet të mbahen disa konferenca dhe tryeza shkencore për tema të rëndësishme shkencore dhe artistike, si dhe të shënohen përvjetorë për ngjarje të ndritshme të popullit shqiptar, si për 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, figurës së shekujve të humanizmit evropian, për 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 100vjetorin e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit etj.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...