Me rastin e ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta, Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së pozitës së Presidentit të Kosovës, bëri thirrje që projektet për këta persona mos të mbesin vetëm në letër.
Në një konferencë për media, Osmani tha se këta persona nuk duhet izoluar, raporton portali arbresh.info

“Kjo temë ka rëndësi për jetën e secilit prej nesh. Ne sot në Kuvend me iniciativë të deputetit Fetah Rudi kemi iniciuar seancë se çka po bëjmë për ata me aftësi të kufizuar. Deri sot Kosova ka bërë shumë pak për personat me nevoja të veçanta. Nuk mjafton të miratojmë ligje, por të zbatohen ato edhe në praktik. Rrugët tona të jenë të çashme për nxënësit pavarësisht aftësive të kufizuar. Ta luftojmë mentalitetin e izolimit”, tha Osmani
E ambasadori britanik, Nicholas Abbott, tha se Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë këtë persona.
“Kam kënaqësi t’ju tregoj se ne do ti mbështesim fëmijët me nevoja të veçanta përmes tabletave dhe asistentëve. Kjo mbështetje vjen në kuadër të projektit ku Mbretëria e Bashkuar do të ndihmoj Kosovën në Arsim dhe Shëndetësi”, tha Abbott./arbresh.info/
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...
Sonte nis faza e zjarrtë e play-offit, Bashkimi e pret Borën...