Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, sot, së bashku me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e një parku modern dhe hapësira rekreative në Mitrovicën Veriore.
Atiq ka theksuar se është “një projekt me rëndësi të veçantë për komunitetin tonë”.
Ai ka njoftuar se projekti përfshin: hapësira të gjelbëruara, fushë basketbolli dhe ping pongu, pajisje për fitnes në ambient të jashtëm dhe kënd të lodrave për fëmijë.
“Këto hapësira do të ofrojnë mundësi për rekreacion, sport dhe socializim për qytetarët e të gjitha moshave, në një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurt”, ka shkruar Atiq në një postim në Facebook.
Ai tutje ka theksuar se ky investim është dëshmi e angazhimit për zhvillim të qëndrueshëm urban dhe përmirësim të cilësisë së jetës publike.
“Faleminderit Ministrisë së Infrastrukturës për bashkëpunimin në këtë projekt që po e bën Mitrovicën Veriore më të gjelbër, më funksionale dhe më gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët tanë”, ka shtuar Atiq./Arbresh.info/
Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...