U nënshkkrua protokolli teknik i bashkëpunimit në fushën e transportit rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave, në mes të Kosovës dhe Lituanisë. Ky protokoll do të krjoj një urë bashkëpunimi në sektorin e transportit ndërmjet dy vendeve me qëllim të integrimit të komunitetit tonë të transportit në tregjet evropiane.
Protokolli në fjalë u nënshkrua pas negociatave bilaterale mes dy delegacioneve në nivel ekspertëve të të dy ministrive të linjës (kryesuar nga Xhemë Veseli, Drejtor i Departamentit të Transportit Tokësor- udhëheqës i Delegacionit të Kosovës nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.
Një protokoll i këtij niveli ndërkombëtar është nënshkruar edhe Estoninë.
Nënshkrimi i këtyre dy protokolleve, ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe forcimin e marrëdhënjeve ndërmjet Kosovës – Lituanisë dhe Estonisë, si dhe do të bëhet e mundur çasja e operatorëve kosovarë resident, në tregun ndërkombëtarë të udhëtareve dhe mallrave, duke eliminuar barrierat administrative dhe teknike si dhe duke iu krijuar operatorëve tanë mundësinë e lëvizjës së lirë të udhëtarëve dhe mallrave drejt vendeve Baltike dhe vendeve skandinave. /arbresh.info/



Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...